FC Ballkani kualifikiohet në rrethin e tretë në UEFA Conference League 

FC Ballkani kualifikiohet në rrethin e tretë në UEFA Conference League 

Pas Dritës, edhe skuadra kampione, Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë në UEFA Conference League.

Skuadra suharekase shënoi fitore si mysafire ndaj skuadrës nga Malta, Hamrun, me rezultat 2:0.

Për fitoren dhe kualifikimin e portokallezinjve u përkujdesen Walid Hamidi, me golin e shënuar në minutën e 65-të dhe Bernard Karrica, që shënoi nga penalltia në minutën e 76-të.

Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët suharekas për kualifikimin tutje.

Ju priftë e mbara në ndeshjen e radhës kundër Larnes nga Irlanda e Veriut.