HomeSportFC 2 Korriku kampion në seniore dhe U17, vjen urimi nga Agim...

FC 2 Korriku kampion në seniore dhe U17, vjen urimi nga Agim Ademi L

spot_img

“FC 2 Korriku e mbyll këtë edicion të garave në futbollin e vajzave me triumf të dyfishtë, duke u shpallur kampion me ekipin e senioreve në Ligën e Parë, me çka promovohet në Superligë, si dhe duke u shpallur kampion në BPB Ligën U17 – Grupi A”, ka shkruar në ‘Facebook’ presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka theksuar se ky sukses është rezultat i një pune të përkushtuar, vizionit të qartë dhe angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit të vajzave.

“Krahas akademisë së suksesshme ndër vite në futbollin e djemve, FC 2 Korriku që nga viti 2020 ka nisur punën edhe me talentet vajza të kryeqytetit, duke ndërtuar një ekip konkurrues dhe tashmë pjesë të elitës së futbollit kosovar”.

“Përgëzime për futbollistet, trajnerët, stafin drejtues dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim të suksesshëm.
Ky sukses është dëshmi se puna me talentet dhe përkushtimi afatgjatë gjithmonë shpërblehen. Ju dëshiroj shumë suksese në Superligë dhe një rrugëtim me rezultate e arritje të reja në futbollin e vajzave. Urime!”, ka shkruar Ademi.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...