
FBK-ja publikon listën e gjerë për ndeshjet parakualifikuese të EuroBasket 2029
Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar sot listën e gjerë prej 15 lojtarëve, të cilët do të jenë pjesë e fazës së parë përgatitore për ndeshjet parakualifikuese të FIBA EuroBasket 2029.
Lista e gjerë e publikuar nga FBK përfshin këta 15 lojtarë:
Dardan Berisha;
Drilon Hajrizi;
Erjon Kastrati;
Mikaile Tmusic;
Divine Myles;
Lis Shoshi;
Gëzim Morina;
Valon Bunjaku;
Musab Mala;
Muhamedali Janjeva;
Dardan Kapiti;
Meriton Ismaili;
Erolt Rrahmani;
Jon Ismajli;
Rron Dahsyla.
Sipas njoftimit të FBK-së, ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë testi i parë i rëndësishëm në këtë cikël, në të cilin Kosova synon ta nisë me rezultat pozitiv rrugëtimin drejt EuroBasket 2029.
Ndeshja parakualifikuese:
30 nëntor 2025
18:00
Shqipëria – Kosova
