FBK dhe Rugove nënshkruajnë marrëveshjen për sponsorizim në fushën e sportit

FBK dhe Rugove nënshkruajnë marrëveshjen për sponsorizim në fushën e sportit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Korporata Rugove kanë nënshkruar Marrëveshjen për Sponsorizim në Fushën e Sportit.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Dëfrim Puka, Drejtor i Marketingut në Korporatën Rugove.

Dushku dhe Puka janë shprehur të kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes, duke shpresuar se, bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

FBK dhe Korporata Rugova që disa vite kanë bashkëpunim të ngushtë, duke dëshmuar për partneritet të mirë mes dy palëve.

Korporata Rugova mbështet me ujë të gjitha aktivitetet e basketbollit ndër vite, duke qenë një partner i rëndësishëm për FBK-në.