
Faza e playoff-it: Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në gjysmëfinale dhe finale
Kosova sonte barazoi me Zvicrën 1:1 në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” kualifkimin për në Kampionatin Botëror 2026-të duhet ta kërkojnë përmes playoff-it.
E tashmë janë bërë të ditur edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës për gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze që luhen në mars të vitit të ardhshëm.
Në gjysmëfinale: Polonia, Çekia, Uellsi, Sllovakia (mysafir);
Në finale: Italia, Turqia, Danimarka dhe Ukraina.
Kjo mbetet të kuptohet të enjten kur edhe hidhet shorti.
Shorti transmetohet të enjtën në Artmotion me fillim nga ora 13:00.
