Faturat rriten kur rezistenca ulet

Faturat rriten kur rezistenca ulet

Shkruan: Dardan Molliqaj

Qytetarët po i vuajnë sot shtrenjtimet e viteve të kaluara. Secili nga ne e di faturën e vet, e di edhe shtrenjtimin e rrymës. Por, për fitimet e KEDS/KESCO askush haber nuk ka. Veç privatizuesve sigurisht.
Asnjë hetim, aspak transparencë. Veç takime të fshehta, veç terr. Nuk na tregoi kryeministri çfarë bisedoi, e për çka u morën vesh me Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin, pronarë të KEDS/KESCO. Si ndodhi që këta janë përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin?! Sovranitet, jo mahi.
Çmimi u dyfishua nën kushtet e krizës, kur megavati shkonte në 600 euro, nën arsyetimet e detyrimit për ta paguar importin, sepse KEK, në 2-3 muaj nuk e siguron tërësinë e kërkesës. Por, këto kushte ka 2 vjet që nuk ekzistojnë. Subvencionimi nuk po evaluohet karshi gjendjes së re në treg. Rrethanat detyruese po ekzistojnë vetëm për rritje çmimesh. Vetëm kur fjala vjen te fitimi i pronare. Këtu vjen puna te ZRrE. Ky është institucioni amalgamë: publik, por i pronarëve privat, i Qeverisë, por edhe i KEDS/KESCO. ZRrE është trupa institucionale që tregon se Qeveria dhe KEDS/KESCO janë bashkë. Janë bashkë kundër qytetarëve.
Faturat rriten jo vetëm nga kostot e prodhimit, apo gjendja e tregjeve. Ato sidomos rriten kur rezistenca ulet. Kjo është edhe një nga mënyrat se si mund ta ndjejmë letargjinë