
Faturat e rrymës i tmerrojnë qytetarët e Kosovës
Faturat e rrymës që sot u kanë shkuar qytetarëve të Kosovës kanë qenë shumë të larta. Disa nga ta tashmë kanë filluar edhe të ankohen në rrejte sociale, duke treguar se janë tmerruar me atë çka kanë parë.
Faturat e fryra të energjisë elektrike kanë vazhduar tu shkojnë edhe sivjet qytetarëve.
Për këto fatura tashmë kanë nisur të postohen ne rrjete sociale ankesat.
Ata thonë se faturat e dhjetorit janë shumë më të shtrenjta krahasuar me muajin nëntor, kur po ashtu janë zbatuar tarifat dimërore të energjisë elektrike
Trajneri Ismet Munishi ka reaguar si shumë qytetarë tjerë rreth faturave të rrymës që këtë muaj kanë ardhur goxha të fryra.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Munishi ka thënë se fatura e rrymës këtë muaj i ka shkuar 375 euro.
“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit. Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Kurse, qytetari nga Mitrovica Ilir Tahiri, në Facebook ka publikuar faturën e energjisë elektrike që i ka ardhur sot për muajin dhjetor.
Në këtë faturë të publikuar shihet se totali i faturës për pagesë është 491.59 euro, që është afërsisht sa paga mesatar në Kosovë.
Kjo faturë atij i ka ardhur për rrymën e shpenzuar për shtëpi.
Një reagim për faturat e ka bër edhe analisti Ilir Mirena, duke thënë se per faturat eshte nje adresë tjetwr ku duhet të ankohemi.
“Per fatura te rrymës mundeni me u anku te Martin Berishaj i VV’se, jo n’facebook…😊”.
Dimrat e fundit në Kosovë janë përcjellë me furnizim të çrregullt të energjisë elektrike, shtrenjtim të rrymës dhe thirrje nga Qeveria e Kosovës për kursim.
Viteve të fundit, sasia e energjisë së prodhuar ka ndryshuar nga muaji në muaj. Të dhënat më të reja tregojnë se, gjatë shtatorit të sivjetmë, prodhimi i energjisë nga termocentralet ka rënë në shifrën më të ulët në të paktën dy vjet.
Për t’i mbuluar kërkesat për energji elektrike, Kosova ka importuar vazhdimisht rrymë. Sasia e energjisë elektrike të importuar e ka tejkaluar shifrën e rrymës së eksportuar.
Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë ka shkuar në 6.14 euro për kilovat – nga 5.60 euro sa ka qenë në vitin 2021.
Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ka qenë 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.
Në prill të këtij viti, çmimi është rritur sërish – për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.