FAST Kosova arreston një person me urdhërarrest nga INTERPOL-i

FAST Kosova arreston një person me urdhërarrest nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere,  ka arritur të arrestoj një person me urdhërarrest ndërkombëtarë.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut  me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “ Trafikim me Narkotik”.

“Me urdhër të Prokurorit kompetent, ndaj të njëjtit do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës tutje potencoi se  mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë edhe fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.