Fansat e Futbollit Kosovar: Njeriu që i dha “aromë” të keqe futbollit – e quan Superligën “gullash”

Fansat e Futbollit Kosovar: Njeriu që i dha “aromë” të keqe futbollit – e quan Superligën “gullash”

Njeriu që i dha “aromë” të keqe futbollit – e quan Superligën “gullash”, Ismet Munishi me reagim interesant në rrjetet sociale.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish-trajneri i shumë skuadrave në futbollin kosovar, Ismet Munishi e ka quajtur këtë ligë “gullash” .

Kujtojmë që pikërisht Ismet Munishi është njeriu që kishte nisur t’i jepte “aromë” të keqe futbollit kosovar – kur Indeksonline ia publikonte video-skandalet.

“A e mujm Prishtinën, e mujm bre…”.

Kujtojmë që nga rivalët për titull sot fituan Ballkani dhe Drita, kurse Llapi ngeci në Gjilan pas barazimit.