HomeAktualeFalsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kompjuterë, laptop dhe vetura

Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kompjuterë, laptop dhe vetura

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve për falsifikim të dokumenteve, janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Sipas raportit policor, gjatë aksionit janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku autoritetet kanë sekuestruar prova materiale që lidhen me veprën penale. Ndër gjërat e sekuestruara janë dy vetura, një orë dore, pesë telefona mobilë, katër USB, një hard-disk (HDD), një laptop, një shtëpizë kompjuterike si dhe dokumentacione të ndryshme, raporton KlanKosova.tv.

Me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

“Prishtinë 03.11.2025 – NN. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre te dyshuar meshkuj kosovarë, dhe janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme ku si prova janë sekuestruar; dy vetura, një orë dore, pesë telefona mobil, katër USB, një HDD, një llap-top, një shtëpizë kompjuterike dhe dokumentacione që lidhen me veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...