Evropa të përgatitet për verën më të nxehtë në histori

Evropa të përgatitet për verën më të nxehtë në histori

Evropa duhet të përgatitet për një verë përvëluese, paralajmërojnë ekspertët. Gjermania dhe vendet nordike, sipas tyre, do të përballen që javën e ardhshme me temperature të pazakonta.

Rreziku i një të nxehti përvëlues ka vënë në hall organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, të cilët kanë detyrën të kujdesen për sigurinë e atletëve. Spanja po bëhet gati për një të nxehtë masiv e ka nxjerrë një hartë të re me parashikime të përditësuara. Qytetet anekënd kontinentit janë duke tentuar të marrin masa për tu përshtatur me të nxehtin ekstrem.

Deri tani, janë regjistruar 11 muaj rekord të nxehti temperatura e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut ka mbërritur nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet. Meteorologia Tamsin Green thotë se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturave. Pika të nxehta, sipas saj, mund të ketë edhe në Evropën Jugore dhe Lindore.