Evropa goditet nga të ftohtit ekstrem, stuhitë dhe përmbytjet

Evropa goditet nga të ftohtit ekstrem, stuhitë dhe përmbytjet

Disa nga temperaturat më të ulëta deri më tani të këtij dimri janë regjistruar në vendet nordike, baltik dhe Rusi të mërkurën.

Evropa përballoi kontraste të forta të motit të mërkurën, me të ftohtin ekstrem dhe stuhitë e borës që penguan transportin dhe mbyllën shkollat në Skandinavi, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, erërat e forta dhe shirat e dendur në Evropën Perëndimore shkaktuan përmbytje dhe një vdekje.

Temperaturat ranë nën minus 40 gradë Celsius në rajonin nordik për të dytën ditë radhazi të mërkurën.

Në Laplandën suedeze, merkuri ra në minus 43.6 gradë Celsius, kjo është temperatura më e ulët e janarit që është regjistruar në Suedi në 25 vjet, njoftoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Banorët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë gjithashtu ndjenë të ftohtin e madh.