HomeAktualeEurostat: Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

spot_img
Pavarësisht se Shqipëria mbetet ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në Europë, qytetarët e saj vazhdojnë të përballen me çmime të larta të karburanteve, duke paguar më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2025, indeksi i çmimeve për karburantet dhe lubrifikantët në Shqipëri ka arritur në 110.5% të mesatares së BE-së. Kjo nënkupton se një konsumatori shqiptar i nevojiten 10.5% më shumë para për të blerë të njëjtën sasi karburanti krahasuar me një qytetar mesatar europian.
Raporti bazohet në metodologjinë e fuqisë blerëse (PPP), e cila mat koston reale të mallrave dhe shërbimeve duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave dhe çmimeve në secilin vend.
Sipas renditjes europiane, Shqipëria pozicionohet e pesta për karburantet më të shtrenjta, pas Islandës, Danimarkës, Holandës dhe Zvicrës. Në të njëjtën kohë, vendi rezulton më i shtrenjtë edhe se shumica e vendeve të rajonit.
Serbia dhe Mali i Zi regjistrojnë nivele më të ulëta çmimesh sipas fuqisë blerëse, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina renditen ndër vendet me karburantin më të lirë në Europë. Turqia mban vendin e parë për çmimet më të ulëta të karburanteve në kontinent.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...