Europa League/ Rangers dhe Besiktas fitojnë, Bajrami dhe Muci titullarë dhe protagonistë

Europa League/ Rangers dhe Besiktas fitojnë, Bajrami dhe Muci titullarë dhe protagonistë

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Europës.

Skuadra e Nedim Bajramit, Rejnxhërs triumfoi me shifrat 4-0 ndaj rumunëve të Steauas, me Nedim Bajramin që u aktivizua për 74 minuta lojë, duke qenë nga lojtarët më të vlerësuar.

Ndërsa ekipi i Ernest Muçi Besiktas, fitoi me shifrat minimale 1-0 në transfertën me Lionin. Muci u aktivizua si titullarë dhe qëndroi në fushë për 66 minuta, shkruan BallkanWeb.