Europa League: Atalanta shokon Liverpoolin, Leverkuseni vazhdon me spektakël, Roma fiton ndaj Milanit
Janë mbyllur ndeshjet e para të çerekfinaleve në kuadër të Europa League, ku befasia e natës Atalanta, të cilët e mposhtën me rezultat të thellë prej 0:3 Liverpoolin në “Anfield”.
Italianët ishin në epërsi që nga pjesa e parë ku në minutën e 38-të Scamacca shënoi për 0:1, i cili shënoi sërish në minutën e 60-të.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Pasaliq në minutën e 83-të, njofton Klankosova.tv.
Fitore ka shënuar edhe Bayer Leverkuseni, duke e vazhduar ecurinë e mirë këtë sezon, duke e mposhtur me rezultat 2:0 West Hamin.
Ndërsa, Roma e ka befasuar Milanin, duke e mposhtur në “San Siro” me rezultat minimal 0:1 falë golit Mancinit i cili shënoi në minutën e 17-të.
Kurse, Benfica shënoi fitore prej 2:1 në shtëpi ndaj Marsielle, ku golin e parë e shënoi Rafa Silva në minutën e 16-të, për ta dyfishuar me Di Marian në minutën e 52-të, ndërsa Aubameyang ngushtoi epërsinë në 2:1.