Eurodeputeti Mandl: S’mund të ketë “Republika Sërpska” në Kosovë
Eurodeputeti Lukas Mandl, ka folur rreth situatës politike dhe sigurisë në Kosovë.
Mandl tha se nuk mund të ketë Republikë Serbe siç ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Nuk guxon të cenohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës”, tha ai në një intervistë për RTK-në.
Ai e përshëndeti edhe vendimin e qeverisë lidhur me pronat rreth Manastirit e Deçanit.
“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, theksoi eurodeputeti Lukas Mandl.