Euro 2024: Sot luhen katër ndeshje, përfshirë edhe ato të grupit më të koklavitur
Sot do të luhen edhe katër ndeshje në kuadër të Euro 2024.
Ndeshjet më interesante do të jenë ato të grupit E, ku të katër kombëtaret i kanë nga tri pikë, e që sot zhvillohet xhiroja e fundit.
Në grupin E, Sllovakia do të përballet me Rumaninë, kurse Ukraina me Belgjikën, ndeshje këto që do të nisin nga ora 18:00 e që do të transmetohen LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
Kurse në grupin F, Gjeorgjia dhe Çekia do të mundohen ta bëjnë mrekullinë për të fituar ndaj Portugalisë, respektivisht Turqisë.
Portugalia aktualisht e kryeson grupin F me gjashtë pikë, tri i ka Turqia, kurse nga një Çekia e Gjeorgjia.