“Është zëvendësuar rryma e lirë e KEK-ut me atë shtrenjtë të importuar”
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se energjia elektrike e lirë e KEK-ut është zëvendësuar me energjinë e shtrenjtë të importuar.
Kështu ka thënë ai gjatë shqyrtimit të propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Arsyeja e kësaj rritjeje të çmimit qëndron te fakti i çuditshëm menaxherial. Kemi zëvendësuar energjinë e lirë të KEK-ut, me energjinë e shtrenjtë të importuar”, ka thënë Shala.
“Kush ka përfituar nga ndërprerja e energjisë dhe si kanë përfituar, është çështje që duhet të hetohet”, ka shtuar ai.
“KEDS ka importuar rrymë me kosto prej 18 milionë eurosh dhe kjo rritje e çmimit është e papërballueshme për qytetarët”, ka shtuar ai.