Eros Grezda bëhet me ekip të ri
Rreth një muaj pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Partizanin, Eros Grezda është zyrtarizuar te skuadra e tij e re.
Sulmuesi shqiptar është rikthyer në Kroaci, ku tashmë do të veshë fanellën e NK Rudes.
Lajmin në fjalë e ka bërë publik klubi kroat përmes rrjeteve sociale, ndërsa thekson se më herët në Kroaci, Grezda ka luajtur për skuadra si Osijek, NK Lokomotiva dhe HNK Sibenik, përcjell Super Sport.