Ernest Muçi bën hapin e madh, transferohet te Besiktasi në Turqi
Ernest Muçi do të jetë lojtari më i ri i Besiktasit.
Sulmuesi kuqezi hedh hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në elitën e futbollit turk. Klub i njohur do të paguajë 10 milionë euro në arkat e Legias së Varshavës për shërbimet e 22-vjeçarit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 2 gola me kuqezinjtë) do të jetë pjesë e skuadrës nga Stambolli deri në verën e vitit 2027.
Nga ky operacion do të përfitojë edhe Tirana, që ka ruajtur 10% të kartonit të Muçit. Talenti shqiptar do të përfitojë rreth 1.8 mln euro në sezon nga kontrata me Besiktasin.
“Mirësevjen te Besiktasi“, lexohet mbi videon e 16 herë kampionëve të Turqisë në rrjetet sociale.