Erling Haaland mund të gjobitet pas publikimit të disa pamjeve pas ndeshjes me Arsenalin
Erling Haaland mund të gjobitet pasi janë publikuar disa pamje pas përfundimit të derbit mes Manchester Cityt dhe Arsenalit të dielën.
24-vjeçari ishte një ndër lojtarët që ‘vodhën’ vëmendjen gjatë këtij derbi, ku përveç golit të shënuar ai u përfshi në një përleshje edhe me Gabriel Magalhaes dhe Gabriel Jesus.
Norvegjezi nuk pritet që të dënohet për veprimet e tij, por një video e re jashtë fushës së futbollit mund ta ketë vënë atë në telashe të tjera.
Siç ka raportuar The Sun, sulmuesi i ‘Qytetarëve’ është fotografuar duke përdorur telefonin e tij gjatë vozitjes.
I veshur me një kostum të Manchester Cityt, shihet Haaland duke u larguar nga ‘Etihad Stadium’ së bashku me të dashurën e tij.
Përndryshe, Haaland po shijon një start fantastik këtë fillim sezon me Manchester Cityn që janë të pamposhtur në të gjitha garat.
Ai ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje deri më tani, ndërsa duket se forma e tij po rritet ndeshje pas ndeshje.