Erdogan dënon atentatin ndaj Trump
Recep Tayyip Erdogan dënoi ashpër atentatin ndaj ish-presidentit amerikan dhe kandidatit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump.
“Dënoj fuqishëm atentatin ndaj Donald Trump, presidenti i 45-të dhe kandidati presidencial i SHBA-së.
Besoj se hetimi për sulmin do të kryhet në mënyrën më efikase për zgjedhjet amerikane dhe stabilitetin global, dhe që autorët dhe nxitësit e tyre të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne Turqia, do të qëndrojmë pranë njerëzve të miqve dhe aleatëve tanë, SHBA-së”, tha Erdogan në një mesazh.