
Erdin Hashani i bashkohet stafit teknik të FC Prishtinës
Stafit teknik të FC Prishtinës i është bashkuar Erdin Hashani, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës trajnerit të ekipit të parë.
Hashani sjell me vete përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit, duke udhëhequr më parë skuadra nga Liga e Parë si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari. Po ashtu, ai ka përvojë edhe me Kombëtaren U18 të Kosovës, duke qenë pjesë e stafit teknik.
Në të kaluarën, Erdin Hashani ka qenë edhe futbollist i FC Prishtinës, duke e njohur mirë kulturën, vlerat dhe objektivat e klubit.
FC Prishtina i uron Erdin Hashanit mirëseardhje dhe shumë suksese në angazhimin e ri.
