HomeAktualeEnver Hoxhaj do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

spot_img

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se do të marrë pjesë si folës në Konferencën e Sigurisë në Berlin (BSC26).

Përmes një postimi, Hoxhaj ka theksuar se në një kohë kur rendi evropian i sigurisë po vihet në provë, nevojiten qëndrime të qarta, aleanca të forta dhe vendime që shoqërohen me veprime konkrete.

Ai ka bërë të ditur se në këtë konferencë do të theksojë rëndësinë strategjike që ka për Evropën një Ballkan Perëndimor i sigurt dhe i integruar në strukturat euroatlantike.

“Në një kohë kur rendi evropian i sigurisë po vihet në provë, na duhen qëndrime të qarta, aleanca të forta dhe vendime që shoqërohen me veprime”, ka shkruar Hoxhaj.

Pjesëmarrja e tij në këtë konferencë do të jetë një mundësi për të paraqitur qëndrimet e tij mbi sigurinë rajonale dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Lajmet e Fundit

Konjufca në Forumin 2000 në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori...

Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin...

Seedorf do të jetë trajneri i ri i Corinthiansit

Ish-mesfushori i njohur, Clarencee Seedorf do të ketë një mision të vështirë, pasi Corinthians...

Dardanet të motivuara dhe me besim për sfidën ndaj Austrisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit zyrtare...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...