Enrique pas eliminimit nga Championsi: Është një moment shumë i trishtuar

Enrique pas eliminimit nga Championsi: Është një moment shumë i trishtuar

PSG-ja u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi humbi edhe ndeshjen e dytë nga Boussia Dortmund (0-1). Trajneri Luis Enrique eliminimin e ka quajtur si një moment shumë të trishuar, por nuk ka hezituar për të uruar klubin gjerman për kualifikim në finale.

“Është një moment shumë i trishtuar, por ishte e pabesueshme: 7 shtylla e traversa midis ndeshjes së parë dhe të dytë, 31 goditje në portë, më shumë se tre gola të pritshëm dhe nuk arritëm të shënonim një, gjë vërtet e pabesueshme, por ky është futbolli dhe duhet pranuar, edhe nëse humbet në këtë mënyrë… Urime Borussias!”, ka thënë Enrique. Objektivi i Ligës së Kampionëve mbetet një ëndërr për klubin parisien: “Ne nuk ishim inferiorë ndaj Dortmundit as në ndeshjen e parë dhe as në të dytën. Borussia tani ka të njëjtën mundësi për të ngritur trofeun si finalisti tjetër”.