Fitore e merituar e Kosovës ndaj Islandës 2:1

Fitore e merituar e Kosovës ndaj Islandës 2:1

Kosova triumfon 2:1 ndaj Islandës në “Fadil Vokrri” dhe bën hapin e parë drejt Ligës B.

Një natë magjike për Dardanët, që me zemër dhe shpirt luftarak në fushë arritën t’i gëzohen fitores me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt.

Tani gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit pas tre ditësh në Murcia të Spanjës!

Le të vazhdojmë të bashkuar drejt përmbushjes së objektivit!