Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani shprehet falënderuese

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani shprehet falënderuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar presidentja Osmani në “Facebook”.