
Emërllahu zhvendoset në Rumani, i bashkohet Clujit
Lindon Emërllahu është futbollisti i radhës që largohet nga Ballkani i Suharekës për të vazhduar karrierën në Rumani.
Mesfushori defensiv do të transferohet te Cluji, ekip te i cili do të prezantohet pasi ti kryej kontrollimet mjekësore.
Ai tashmë ka udhëtuar për Rumani për t’iu nënshtruar procedurave, përpara se të jetë zyrtarisht futbollist i Clujit.
Cluji do të paguajë 800 mijë euro për shërbimet e Emërllahut, ndërsa Ballkani ka ruajtur edhe 20 për qind të kartonit të tij për shitjen e radhës.
22-vjeçari kishte kontratë me Ballkanin deri në vitin tjetër, ndërsa vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tij në Superligën e Kosovës.
Emërllahu prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të Ballkanit, me të cilin ka fituar pesë trofe: tre tituj kampioni, një kupë dhe një Superkupë të Kosovës.
Po ashtu, Emërllahu ka edhe 6 ndeshje të luajtura për Kombëtaren e Kosovës prejse debutoi në shtator të vitit 2022. tëvë1