Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë se pret që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Ai ka thënë se pret që Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – t’i fitojë 10 uleset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas raportimeve në disa media serbe, ai pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor.