Elia Zaharia njofton se ka nisur procedurat ligjore për shkurorëzim me princ Lekën

Elia Zaharia njofton se ka nisur procedurat ligjore për shkurorëzim me princ Lekën

Elia Zaharia ka bërë të ditur se sot është filluar procedura ligjore për zyrtarizimin e divorcit me Princin Leka.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndonjëherë ndarja është rrugëzgjidhja e vetme.

“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!  Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!  Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! “, ka shkruar Zaharia-Zogu.

Ndër tjera, Princesha Elia i ka falënderuar të gjithë që i kanë shkruar dhe i kanë dhënë kurajo.

“Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”.