
Ekspozita e Spahijajt, 17 vjet pavarësi, 17 personalitete në fotografi (VIDEO)
17 personalitete të artit dhe të kulturës shqiptare, fotografi Fahredin Spahija, i mblodhi në një ekspozitë të cilën e pagëzoi “Homazh” , e që e hapi të shtunën, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë.
Është pikërisht ky përvjetor që ia imponoi numrin e personazheve.
Fotografi për Klan Kosovën tha se janë të gjitha personalitete shqiptare që nuk jetojnë më.
Ekspozita e Spahisë, u vlerësua lartë nga kolegët e tij.
Kjo ekspozitë është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, “Republika”, edicioni i shtatë i të cilit do të zgjasë deri më 16 shkurt.