Eksperti i sigurisë: Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit direkt për pasigurinë në Ballkan

Eksperti i sigurisë: Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit direkt për pasigurinë në Ballkan

Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka theksuar se Vuçiq sot edhe njëherë realisht dëshmoi se ka dorë direkt që situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.

Ramadani ka shkruar në Facebook se Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit direkt për pasigurinë në Ballkan. Serbia është “masha” e Rusisë.

Postimi i plotë:

Vuçiq sot edhe njëherë realisht dëshmoi se ka dorë direkt që situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.
Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit direkt për pasigurinë në Ballkan. Serbia është “masha” e Rusisë.
Serbia udhëheqet nga Pro-Rusët Vuçiq, Vulin, Gasiç dhe Daçiq.
Nuk duhet harruar asnjëherë lavdërimi që Vuçiq i ka bërë Millosheviqit, më 10 shtator 2018:
“Millosheviq ka qenë lider i madh serb, qëllimet e të cilit ishin për të mirë, por rezultatet tona shumë të dobëta”.