HomeSportEksperti britanik Rob Clarke ligjëron në kursin e avancuar për menaxhimin sportiv...

Eksperti britanik Rob Clarke ligjëron në kursin e avancuar për menaxhimin sportiv të KOK-ut

spot_img

Eksperti i burimeve njerëzore, Rob Clarke nga Britania e Madhe, ishte ligjërues në modulin e tretë të edicionit të shtatë të kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), të mbajtur për dy ditë në ambientet e KOK-ut.

Moduli i tretë iu kushtua menaxhimit të burimeve njerëzore, një prej komponentëve kyç në zhvillimin dhe funksionimin e organizatave sportive.

Clarke ka mbi 30 vjet përvojë në lëvizjen olimpike, me ekspertizë të veçantë në organizimin e Lojërave Olimpike.

Në Londër 2012 ai ishte përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore, ndërsa që nga viti 2019 është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në rol këshillues për organizimin e Paris 2024, Milano Cortina 2026, Los Angeles 2028 dhe Brisbane 2032.

Përveç Clarke, ligjërues në këtë modul ishin edhe: Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC, Ibër Alaj, si dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike.

Kursi ASMC 7 po vijohet nga përfaqësues të federatave të ndryshme sportive.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...