Egzon Shkololli shpallet Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm

Egzon Shkololli shpallet Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm

Trajneri pejan, Egzon Shkololli, ka shkëlqyer në garën “Kupa e Kosovës”, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Ai është shpallur Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm, duke fituar dy kupa të rëndësishme –  njëra në nivel kombëtar dhe tjetra në nivel mbarëkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook,  Shkololli ka ndarë emocionet e këtij suksesi, duke e cilësuar atë si një shpërblim për përkushtimin, sakrificën dhe punën e palodhshme ndër vite.

“Ky sukses është edhe i juaji. Është dëshmi se me pasion, disiplinë dhe një rrjet të fortë mbështetjeje, asgjë nuk është e pamundur”,  ka shkruar ai.