Egla shpërthen në lot kur merr një mesazh nga nëna e saj, kjo e fundit ka një këshillë për banoren

Egla shpërthen në lot kur merr një mesazh nga nëna e saj, kjo e fundit ka një këshillë për banoren

Egla Ceno shpërtheu në lot kur mori një mesazh nga nëna e saj, derisa pranoi mesazh po ashtu edhe nga vëllai i saj.

Ajo nuk po mbante dot lotët kur e pa që nëna i kishte çuar këtë mesazh, derisa nga emocionet kërkoi nga banorët e tjerë që t’i lexojnë mesazhin.

“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”, shkroi e ëma e banores.

Derisa Juli, mori përgjegjësinë për ta lexuar mesazhin për banoren, ajo nuk po mbante dot lotët dhe shihej tepër e mallëngjyer.

Përveç Eglës, banorë të tjerë po ashtu pranuan mesazhe të shumta nga miq, familjarë e po ashtu edhe ndjekës.