Edona James rrëfen historinë e jetës: Njerëzit më thoshin je djalë, kam prerë vetë organin gjenital

Edona James rrëfen historinë e jetës: Njerëzit më thoshin je djalë, kam prerë vetë organin gjenital

Edona James ka bërë një rrëfim të ndjerë në Big Brother VIP Kosova.

Ajo tregoi se si gjithe jetën e ka parë veten si vajzë, por familja dhe rrethi i saj shoqëror nuk e kanë pranuar kurrë këtë gjë.

Edona tregoi se i thoshin se ishte djalë dhe jo vajzë, gjë që ka ndikuar shumë në gjendjen e saj të rënduar mendore, derisa një ditë vendosi të presë vetë organin gjenital para pasqyrës.

“E kam parë gjithmonë veten si vajzë. Nënës i thonin gjithmonë: ‘Shikoje kjo nuk ka për të qenë djalë, por vajzë!’; ‘Si po e lejon djalin të vishet si vajzë?’. Por unë kur jam rritur dhe jam bërë akoma më shumë vajzë. Kur më thoshin njerëzit se je djalë, unë nuk doja që ta kuptoja dhe qaja. Kemi qenë në Gjermani, sepse e di që po të kisha qëndurar në Kosovë s’do të isha më këtu. Të kisha qenë në Kosovë e di që do e kisha mbytur veten dhe s’do kisha qëndruar kurrë në një trup të dikujt që nuk jam. Çdo ditëlindje dhe vit të ri lutesha që të zgjohesha si vajzë. Në moshën 12-vjeçare i kam thënë nënës që unë nuk dua të jem djalë. Dy-tre herë kam qenë në spital sepse më thoshin njerëzit ti je djalë. Kur kam bërë dush, kam parë veten time në pasqyrë dhe e kam prerë gjysmën e organit”, rrëfeu Edona.

Ajo tregoi më tej sfidat që ka kaluar, paragjykimet dhe kërcënimet me jetë që ka marrë nga njerëzit.

“S’di sa operacione kam bërë, s’di sa dhimbje kam përjetuar, o Zot! Por prapë jam e fortë dhe përsëri çohem në këmbë dhe ia kam dalë. Në jetën time me kanë ofenduar, më kanë rrahur në shkollë, por e di që e kam zemrën e mirë dhe nuk jam e keqe. Tetë vite nuk kam qenë në Kosovë sepse kam pasur frikë, njerëzit më kanë shkruar dhe më kanë ofenduar. Më kanë thënë mbyte veten ne benzinë. Kam pasur shumë frikë që do më ndodhë e njëjta gjë. Kur kam dhënë intervistën për të hyrë në “BBVK”, menjëherë kam ikur në Gjermani, sepse kam pasur frikë për jetën time”, ka treguar ajo.

Edona foli edhe për marrëdhënien jo të mirë me babain e saj.

“Unë nuk jam lindur nga dashuria, por nga zori. Babai nuk është interesuar kurrë për ne, a kemi për të ngrënë për të pirë. Burri i mamit nuk na ka dashur kurrë, na linte gjithë ditën jashtë. Nuk na donte ne dhe i thoshte nënës ‘kopilat e tu’. Nëna është martuar nga vështirësia, pasi dëshironte që ne të qëndronim në Gjermani. Tani jam e gëzuar, sepse atëherë nuk e kuptoja se pse është ndarë nga babai”, tregoi ajo.