
Edon Zhegrova e përkrah Belgin Jasharin: Vazhdo t’i ndjekësh ëndrrat (VIDEO)
Një rast tronditës ka ndodhur para disa ditësh në një ndeshje të futbollit në Obiliq.
Më 21 prill, Belgin Jashari, u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ngjarja e rëndë ngjalli reagime të ashpra nga i gjithë opinioni publik në Kosovë, përfshirë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar ashpër këtë akt.
Lidhur me rastin edhe autoritetet u aktivizuan menjëherë, duke e arrestuar të dyshuarin Januz Faniqi.
Së fundmi në përkrahje talentit 15-vjeçar i ka dal edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.
ia dhuroi Belginit edhe një palë atlete të firmosura.
“Përshëndetje Belgin. Këto patika janë për ty me të tregu që të përkrah unë, kombëtarja, dhe gjithë populli i Kosovës. Kështu, ti vazhdo të punosh dhe ta ndjekësh ëndrrën tënde edhe t’i realizosh ato”, ishte mesazh i Edon Zhegrovës.
Ndërkaq sonte prej orës 22:00, Belgin Jashari, do të jetë mysafir në Klan Kosova me fillim nga ora 22:00.