Edita ‘godet’ Kurtin: Tash me propagandën për dinarin po e vë në huti botën

Edita ‘godet’ Kurtin: Tash me propagandën për dinarin po e vë në huti botën

Edita Tahiri, ish kryenegociatore dhe ish zëvendëskryeministre e Kosovës, ka reaguar sërish sa i përket çështjes së dinarit, që tashme është ngritur si temë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se e gjithë bota e di se Kosova e përdor euron, por tash Kurti me propagandën për dinarin po e vë në huti botën.

“Krejt bota e dinë se Kosova e përdor euron dhe që është shteti i parë në Ballkan që përdor euron pas luftërave – tash Kurti me propagandën për dinarin po e vënë në huti boten – çfarë autogoli…mosdija është mjerim i mendjes!”, ka shkruar Tahiri.