
Edicioni i 15-të i Chopin Piano Fest fillon në maj
Ceremonia e hapjes së edicionit të 15-të jubilar të Chopin Piano Fest, do të fillojë të enjten më 8 maj, me performancën e artistes Maria Ludwika Gabryś-Heyke, profesoreshë dhe Shefe e Departamentit të Muzikës së Vjetër dhe e Çembalos në Universitetin e Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë.
Gabryś-Heyke është fituese e shumë Çmimeve të Para, përfshirë Konkursin Ndërkombëtar “Ludwig van Beethoven” në Hradec nad Moravicí (Republika Çeke), “Edwin Fischer-Wettbewerb” në Lucernë (Zvicër) dhe “Chopin Golden Ring” në Ptuj, Slloveni.
Në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për nder të Ditës së Evropës, kjo ngjarje mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë.