Edhe pse jo fizikisht, me zemër shokët janë me ju. Forca Kosova

Edhe pse jo fizikisht, me zemër shokët janë me ju. Forca Kosova

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen kundër Rumanisë hyn e hendikepuar me mungesën e shumë futbollistëve të rëndësishëm, si pasojë e lëndimeve.

Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Emir Sahiti, Bersant Celina dhe Leart Paqarada u lënduan në prag të grumbullimit me Dardanët, derisa në ditën e dytë të grumbullimit për shkak të lëndimit u lirua edhe Donat Rrudhani.

Megjithatë, përkundër mungesave të rëndësishme atmosfera në Kombëtaren e Kosovës duket shumë pozitive.

Këtë energji pozitive pa dyshim e ka sjellë fakti që FFK-ja me kreun e saj Agim Ademi këtë vit kanë bërë rekord prurjesh të reja dhe cilësore, duke filluar nga Elvis Rexhbeçaj e për të vazhduar me Fisnik Asllanin, Eliot Bujupin, Amir Saipin, Andi Hotin, Muharrem Jasharin, Baton Zabërgjën, Art Smakajn, Leard Sadriun.

Para ndeshjes me Rumaninë, Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Emir Sahiti, Bersant Celina dhe Leart Paqarada kanë përcjell mesazh për bashkëlojtarë: Kthehuni me fitore; Forca Kosova…

Më poshtë keni mesazhet e tyre.

https://www.instagram.com/reel/DCZX_v8vS7g/?fbclid=IwY2xjawGkTshleHRuA2FlbQIxMAABHU