Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka

Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka

Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbejnë shuma të mëdha të parave të ish-valutës së tyre, markës, tregojnë të dhënat zyrtare.

Sipas Bankës Qendrore të Gjermanisë, Bundesbank, rreth 53 milionë marka gjermane [rreth 27.2 milionë euro] janë këmbyer më 2024, shkruan Rel.

Gjermania është një prej gjashtë shteteve – bashkë me Austrinë, Irlandën, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – që u mundësojnë qytetarëve që valutat e mëparshme t’i këmbëjnë me euro.

Valuta euro ka hyrë në fuqi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2002 dhe 20 vende të Bashkimit Evropian kanë nisur ta përdorin.

Kosova e përdor gjithashtu euron, ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Ky vend ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian më 2022, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

Shkrimi i plotë në link:

https://www.evropaelire.org/a/gjermanet-ende-kembejne-marka/33263118.html