Edhe një shtëpi, aset i trashëgimisë kulturore, po shpëtohet nga rrënimi
Po punohet me intensitet në restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli, që gjendet në lagjen e Sarajit në Prizren,.ka njoftuar në Facebook Ministria e Kulturës.
“Shtëpisë që i takon shek. XIX-të, do t’i kthehen vlerat që kishte, dhe do të ruhet për brezat e ardhshëm”, theksohet në njoftimin e MKRS-së.