Edhe një lajm i mirë, Osmani njofton për hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë me dije se pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, ka dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.
“Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka shkruar Osmani në Facebook.