
Edhe Konjufca dështon ta bëjë Qeverinë, hapet rruga për zgjedhje të reja
Edhe mandatari Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të mërkurën që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, pasi ekzekutivi i prezantuar nga ai mori vetëm 56 vota për, 53 votuan kundër dhe katër abstenuan.
Me dështimin e dytë për formimin e ekzekutivit, hapet rruga për zgjedhje të reja parlamentare.
Përfaqësuesit e partive politike PDK, LDK, AAK, kanë ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për bllokim të shtetit gjatë gjithë vitit, duke i bërë thirrje presidentes që zgjedhjet e reja të shpallen sa më shpejt.
