
Edhe Haradinaj pritet nga presidentja Osmani, flasin për Bordin e Paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se me ftesë të presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvilloi një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.
“Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
