
Edhe Haradinaj përfshihet në debat: Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së.
Në mesin e shteteve të vendosura tarifat e reja është edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind.
Me të njëjtën tarifë është ‘ndëshkuar’ edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.
E, rreth kësaj ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Heqjen e taksës ndaj SHBA-së, e ka kërkuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.