“E vështirë t’i them lamtumirë klubit që realizoi ëndrrat e mia”

“E vështirë t’i them lamtumirë klubit që realizoi ëndrrat e mia”

Arbnor Muja ka dhënë një lamtumirë emocionuese pas largimit nga Antwerpi. Reprezentuesi i Shqipërisë të shtunën u zyrtarizua te Samsunspori, në Superligën e Turqisë.

Ai me klubin turk nënshkroi kontratë për tri vite e gjysmë. 25-vjeçari theksoi se është e vështirë t’i thotë lamtumirë një klubi si Antwerpi, që ia plotësoi ëndrrat atij.

Mitrovicasi më klubin belg fitoi titullin e kampionit në Belgjikë, Kupën e Belgjikës, si dhe luajti për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Postimi i plotë nga Muja:

“Është e vështirë t’i them lamtumirë një klubi që realizoi ëndrrat e mia, një klubi ku së bashku bëmë histori dhe arritëm gjithçka. Por, pasi çdo fillim ka një fund, po ndahemi me këtë klub të shkëlqyer.

Antwerp, ju keni qenë shtëpia ime e dytë për 1.5 vjet, unë u përpoqa në çdo ndeshje të jepja më të mirën time dhe ta ndihmoja skuadrën të arrijë objektivat e saj.

Tifozë, faleminderit që besoni në mua, që më drejtuat 90 minuta, që jeni energjia ime, nuk kam gjë tjetër veçse shumë respekt për ju.

Faleminderit të gjithëve brenda klubit, trajnerëve, shokëve të skuadrës, mjekëve, deri tek të fundit që më ndihmuan, më shtynë dhe më bënë një lojtar më të mirë.

Jam i lumtur që jam pjesë e historisë dhe që emrat tanë do të jenë gjithmonë të shkruar në mur.

Faleminderit 1 milion herë, Qyteti i Diamanteve Shqiponja juaj, Muja”.