HomeAktualeAgim Ademi uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohës për mbështetjen e...

Agim Ademi uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi uroi Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe popullin amerikan, duke u dëshiruar prosperitet dhe suksese të mëtejshme.

Ai theksoi se për Kosovën, Shtetet e Bashkuara janë shumë më tepër se një aleat, duke i cilësuar si një mik të dëshmuar dhe partner strategjik, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Në mesazhin e tij, Ademi shprehu mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke shprehur bindjen se kjo lidhje do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.
“Urime 250-vjetorin e Pavarësisë! Happy 250th Independence Day, United States of America!”, përfundon urimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Postimi i tij:

🇺🇸🤝🇽🇰

Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dërgojmë urimet më të sinqerta për @usembassypristina dhe popullin amerikan, duke u dëshiruar prosperitet dhe suksese të mëtejshme.

Për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më tepër se një aleat. Janë një mik i dëshmuar dhe një partner strategjik, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona dhe besimin se kjo lidhje do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.

Urime 250-vjetorin e Pavarësisë!

Happy 250th Independence Day, United States of America! 🇺🇸

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...