E padëgjuar! Pasagjerja gjen miun e gjallë në ushqim, avioni bën ulje emergjente në Danimarkë

E padëgjuar! Pasagjerja gjen miun e gjallë në ushqim, avioni bën ulje emergjente në Danimarkë

Linja ajrore ‘Scandinavian Airlines’ ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti i një pasagjeri gjatë fluturimit të mërkurën.

Avioni po udhëtonte nga kryeqyteti i Norvegjisë Oslo për në qytetin spanjoll Malaga dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kopenhagë të Danimarkës, shkruan TCh.

Devijimi ishte në përputhje me procedurat e kompanisë pasi brejtësi përbënte një rrezik sigurie, tha zëdhënësi i linjës ajrore Oystein Schmidt për agjencinë e lajmeve AFP.

Pasagjerët në fluturim u dërguan më vonë në Malaga me një avion tjetër.

Linjat ajrore zakonisht kanë kontrolle të rrepta për minjtë në aeroplanë në mënyrë që të parandalojnë brejtjen e instalimeve elektrike.

“Besojeni apo jo. Një zonjë pranë meje këtu në SAS hapi ushqimin dhe jashtë hodhi një mi. Tani ne jemi kthyer dhe kemi zbritur në CPH [Aeroporti i Kopenhagës] për ndryshime fluturimi,” shkroi një pasagjer, Jarle Borrestad, në Facebook, raporton BBC.