E ardhmja e Mason Greenwood, sulmuesi pëlqehet në Itali

E ardhmja e Mason Greenwood, sulmuesi pëlqehet në Itali

E ardhmja e Mason Greenwood në udhëkryq. Lojtari i Manchester United, siç raporton Daily Express, dëshiron të dijë të ardhmen e tij brenda javës së ardhshme.

Ditët e fundit, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Valencia, pasi klubi kërkon të paktën 40 milionë euro.

Ky lojtar preferohet edhe nga Lazio, në Itali. Greenwood mbetet një nga ëndrrat e drejtuesve të Biancoceleste, por pretendon shifra më të ulëta se kërkesa aktuale e United.

Nuk përjashtohet që në ditët në vijim të ketë të reja të tjera, nëse vullneti i futbollistit është kalimi në kryeqytetin italian.